Rusia ka lëshuar një raketë në rajonin e saj pranë kufirit me Ukrainën

Rusia ka lëshuar të premten e 14 tetorit një raketë në rajonin e saj të quajtur Belgorod, ka treguar një zyrtar rus. Raketa ka shkaktuar dëme rrugore dhe të ndërtesave





Një zyrtar rus të premten në mëngjes ka treguar se mbrojtja ajrore e vendit kishte rrëzuar një raketë në rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën në veri, pranë qytetit ukrainas të Kharkiv.

“Mbrojtja jonë ajrore rrëzoi raketa pranë rrethit Novoskolsk këtë mëngjes. Mbeturinat ranë në afërsi të hekurudhës. Linjat e energjisë u dëmtuan. Trafiku hekurudhor është pezulluar përkohësisht”, ka thënë guvernatori i Belgorod, Vyacheslac Gladkoc, në një deklaratë, transmeton CNN.

“Ekuipazhet e urgjencës janë në rrugë, do të korrigjojnë situatën dhe më e rëndësishmja është se nuk ka viktima”, ka theksuar ai.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëra-tjetrën për dëmet e shkaktuara në një ndërtesë banimi në Belgorod të enjten. Zyrtarët rusë fajësuan Ukrainën, megjithësi këshilltari ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka thënë se Rusia lëshoi një raketë në drejtim të Kharkiv dhe humbi objektivin e saj.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika