Rusia sulmon Kievin me raketa balistike

Në mëngjesin e 2 shtatorit, Rusia ka sulmuar Kievin me dronë, raketa lundruese dhe balistike, duke plagosur të paktën dy persona, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase ka shpërbërë shumicën e raketave dhe dronëve

Zjarrfikësit ukrainas përpiqen të shuajnë një zjarr pas një sulmi me raketa në Kiev më 2 janar 2024, AFP.

Rusia ka kryer sulme me dronë, me raketa lundruese dhe balistike ndaj Kievit mëngjesin e 2 shtatorit, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas.

Të paktën dy persona janë plagosur, ndërkaq zjarri, që u shkaktua nga rënia e copëzave të raketave, ka dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturë.

Një ndërtesë e një impianti të ujit, që shërbente si strehimore ndaj bombardimeve në Kiev, është dëmtuar pjesërisht, tha kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitaliy Klitschko.

Ai tha se dy persona u plagosën gjatë sulmit, duke shtuar se ekipet emergjente kanë intervenuar në disa qarqe të Kievit, pas rënies së copëzave të raketave.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se mbi 10 raketa lundruese, 10 raketa balistike dhe një dron që u gjuajtën nga Rusia ndaj Kievit u shkatërruan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Për rreth dy orë, në mbarë Ukrainën u lëshuan alarmet për sulme ajrore, ndërkaq më pas autoritetet thanë se qiejt e Ukrainës ishin të sigurt. Polonia fqinje, shtet anëtar i NATO-s, sipas agjencisë Reuters, ngriti në ajër avionët e saj dhe të aleatëve për të mbajtur të sigurt hapësirën e saj ajrore gjatë këtyre sulmeve.

Ndërkaq, në Harkiv – qytetin e dytë më të madh në Ukrainë – dy dronë goditën një ndërtesë banimi dhe një shkollë, raportuan mediat ukrainase. Nga këto sulme nuk është raportuar për viktima.

Sulmet vijnë një ditë pasi ushtria e Rusisë tha se ka shkatërruar 158 dronë të Ukrainës që ishin lëshuar drejt rajoneve ruse. Ky është cilësuar si një prej sulmeve më të mëdha të kryera nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Po ashtu, ky sulm u krye disa javë pasi forcat ukrainase nisën një ofensivë në rajonin rus të Kurskut./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika