Rusia sulmon nga ajri Bahmutin

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po i përdorin sulmet ajrore, të cilat së fundi kanë sulmuar qytetin e Bahmutit

Ilustrim

Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po i përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë avancimin e tyre në qytetin strategjik të Bahmutit.

Ky qytet gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donbasit.

Në mbarë vendin, 27 sulme ajrore dhe 55 granatime u raportuan më 21 janar, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Shtabi shtoi se përdorimi i dronëve kamikazë dhe i raketave vazhdon të mbetet kërcënim për mbarë Ukrainën.

Afër Bahmutit, ku për javë të tëra ka pasur luftime të ashpra, forcat ruse “po rrisin intensitetin e përdorimit të aviacionit”, por po “mbrojnë veten” në disa zona në Ukrainë, tha ushtria ukrainase më 22 janar.

Më shumë se 11 muaj që kur ka nisur pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, luftimet janë përqendruar në Bahmut, në afërsi të qytetit Kermina në verilindje dhe në rajonin jugor të Zaporizhjës.

Kievi u ka bërë thirrje partnerëve të tij perëndimorë që t’i ofrojnë më shumë armatim, përshirë tanke të rënda, pasi Rusia duket se po bëhet gati për një operacion të shkallës së gjerë që do të shkojë përtej rajonit të Donbasit.

Bazuar në njoftimet e bëra së fundmi për reforma në ushtri, Moska po ashtu po përgatitet që ta zgjerojë kërcënimin ushtarak konvencional përtej luftës në Ukrainë, ka thënë inteligjenca britanike.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë e bëri këtë vlerësim në janar, kur komentoi njoftimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se reformat do të shtonin 1.5 milionë personel ushtarak brenda tre vjetësh dhe do të rivendoseshin dy rrethe ushtarake në Rusi.

Planet “sinjalizojnë se lidershipi rus ka shumë të ngjarë të vlerësojë se një kërcënim i zgjeruar ushtarak konvencional do të zgjasë për shumë vite, përtej luftës aktuale në Ukrainë”, tha inteligjenca britanike.

Megjithatë, Britania shtoi se “Rusia ka shumë të ngjarë që të ketë vështirësi të gjejë staf dhe pajisje për të realizuar këtë zgjerim”. REL

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika