Rusia thotë se një korrespondent lufte është vrarë nga bombardimet në Ukrainë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një korrespondent lufte i agjencisë ruse të lajmeve, RIA, është vrarë, ndërsa tre gazetarë të tjerë rusë janë plagosur nga bombardimet afër vijës së frontit në rajonin juglindor të Zaporizhjës në Ukrainë

Pamje në Ukrainë (CNN)

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një korrespondent lufte i agjencisë ruse të lajmeve, RIA, është vrarë, ndërsa tre gazetarë të tjerë rusë janë plagosur nga bombardimet afër vijës së frontit në rajonin juglindor të Zaporizhjës në Ukrainë.

Ministria ka thënë se gazetarët janë plagosur nga një sulm ukrainas me artileri. Ata janë evakuuar nga fushëbeteja, por korrespondenti i RIA-s, Rostislav Zhuravlev, ka vdekur gjatë transportimit.

Sipas autoriteteve ruse, të tjerët janë në gjendje serioze, por të qëndrueshme.

“Nuk ka rrezik për jetë. Të gjithë po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur ministria ruse e Mbrojtjes.

RIA ka konfirmuar, nëpërmjet një raporti, se korrespondenti i saj është vrarë duke raportuar në fshatin e Piatihatkit, pranë vijës së frontit, dhe se njëri nga kameramanët e saj është plagosur, bën të ditur Reuters.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë tutje se Ukraina ka përdorur municione thërrmuese, por nuk ka dhënë dëshmi për një gjë të tillë, ndërsa pohimi ka qenë i pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ukraina ka marrë bomba thërrmuese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë muaj, por ajo është zotuar se do t’i përdorë ato vetëm për t’i sulmuar përqendrimet e ushtarëve armiq.

Armët e tilla përmbajnë shumë bomba të vogla, të cilat reshin copëza mbi një hapësirë të gjerë, dhe janë të ndaluara në shumë vende, për shkak të rrezikut potencial që përbëjnë për civilët. Ukraina vazhdimisht ka thënë se përdorimi i tyre do të kufizohet vetëm në fushëbetejë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se vetë Rusia vazhdimisht ka përdorur municione thërrmuese gjatë luftës. /REL

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika