Rusia zgjat paraburgimin për gazetarin amerikan

Gjykata e qarkut Lefortovo në Moskë ka zgjatur paraburgimin për gazetarin e The Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Masa e paraburgimit gazetarit amerikan iu zgjat për dy muaj, përkatësisht deri më 30 janar

Gazetari amerikan, Evan Gershkovich, gjatë një paraqitjeje para një gjykate ruse. Fotografi nga arkivi.

Gjykata e qarkut Lefortovo në Moskë ka zgjatur paraburgimin për gazetarin e The Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Masa e paraburgimit gazetarit amerikan iu zgjat për dy muaj, përkatësisht deri më 30 janar.

Gershikovich u arrestua në fund të marsit në qytetin e Jekaterinburgut. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) atëbotë tha se gazetari ishte arrestuar nën akuza për spiunazh.

Autoritetet ruse e akuzojnë Gershkovichin se ka mbledhur informacione, që sipas tyre, ishin sekrete shtetërore lidhur me industrinë ushtarake.

Gershnkovich, shtetas amerikan me bazë në Moskë, kishte shkuar në Jekaterinburg për të raportuar për qëndrimin rus karshi luftës së Kremlinit kundër Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit të kaluar, dhe për grupin mercenar rus, Wagner.

Nëse gjendet fajtor për akuzat për spiunazh, Gershkovich përballet me një dënim deri me 20 vjet burgim./REL

Mediumi amerikan, Wall Street Journal, i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Gershkovichit. Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë i ka quajtur akuzat “qesharake” dhe presidenti amerikan, Joe Biden, më herët ka thënë se ndalimi i Gershkovichit është “krejtësisht i paligjshëm”.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika