Russell Brand përballet me akuza të reja, përfshirë një tjetër për përdhunim

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është akuzuar për dy vepra të tjera penale, përfshirë një akuzë të re për përdhunim, ka njoftuar Policia Metropolitane e Londrës.

Në një deklaratë të re, policia bëri të ditur se Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) ka autorizuar një akuzë shtesë për përdhunim dhe një tjetër për sulm seksual, që lidhen me dy gra të tjera, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Aktori 50-vjeçar kishte deklaruar më herët pafajësinë ndaj pesë akuzave, përfshirë dy për përdhunim, dy për sulm seksual dhe një për sulm të pahijshëm, që lidhen me katër gra.

Ai pritet të paraqitet në Gjykatën e Magjistratëve të Westminsterit më 20 janar 2026, për t’u përballur me dy akuzat e reja.

Hetimet ndaj Brand nisën pas publikimeve investigative të gazetave Sunday Times, The Times dhe emisionit Dispatches të Channel 4, në shtator të vitit 2023.

Sipas CPS-së, dy akuzat e reja lidhen me ngjarje të dyshuara të ndodhura në vitin 2009 dhe përfshijnë dy gra të ndryshme.

Ndërkohë, gjykimi për pesë akuzat fillestare pritet të nisë më 16 qershor 2026 në Gjykatën e Kurorës në Southwark. Këto akuza lidhen me ngjarje të supozuara të ndodhura mes viteve 1999 dhe 2005 në Londrën qendrore dhe Bournemouth.

Brand akuzohet se ka përdhunuar një grua në Bournemouth në vitin 1999 dhe ka sulmuar në mënyrë të pahijshme një grua tjetër në zonën e Westminsterit në vitin 2001.

Një akuzë e tretë pretendon se ai ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje në Westminster gjatë viteve 2004–2005, ndërsa akuzat e tjera lidhen me përdhunim oral dhe sulm seksual ndaj një gruaje tjetër në vitin 2004, po në zonën e Westminsterit.

Detektivi kryeinspektor Tariq Farooqi nga Policia Metropolitane deklaroi se gratë që kanë bërë kallëzime po marrin mbështetje nga oficerë të trajnuar posaçërisht.

Russell Brand, i lindur në Essex dhe banues në Oxfordshire, u bë i njohur fillimisht si komedian stand-up dhe më pas si prezantues i emisioneve televizive, përfshirë Big Brother’s Big Mouth, si edhe me programe radiofonike në BBC Radio 2 dhe 6 Music.

Më vonë, ai ndërtoi edhe një karrierë në Hollivud, duke luajtur në filma si Forgetting Sarah Marshall dhe Get Him To The Greek.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika