Sa i pastër është uji i pijshëm në Kosovë?

Drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Let’s Do It Peja”, Urim Xharavina, ka theksuar se raportet tregojnë se deri në 97 apo 98 për qind të ujit në Kosovë është i pastër për pije

Foto ilustrim

Uji i pijshëm në Kosovë është i pastër në një shkallë shumë të lartë, kështu ka vlerësuar drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Let’s Do It Peja”, Urim Xharavina.

Ai për emisionin “Reload”, ka theksuar se kontrollimi i ujit bëhet nga kompanitë rajonale të ujësjellësit në të gjitha qendrat e Kosovës, dhe gjithashtu verifikohet nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Sipas tij, raportet tregojnë se deri në 97 apo 98 për qind të ujit është i pastër për pije.

Megjithatë, ai ka shtuar se ekzistojnë disa raste të ndryshme kur uji mund të kontaminohet, si në rastet e vërshimeve apo praninë e sasisë së mëdha të manganit.

“Është i pastër shumë, sepse i bëhet kontrollimi nga kompanitë rajonale të ujësjellësit në të gjitha qendrat e Kosovës, po ashtu verifikohet edhe nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, dhe mund të themi sipas raporteve se diku deri në 97 apo 98 për qind uji është i pastër për pije përveç rasteve kur ka vërshime apo me raste me sasi të mëdha të manganit”, ka deklaruar ai.

Drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Let’s Do It Peja”, Urim Xharavina.

Në vijim, Xharavina ka shpjeguar se disa ujëra dhe liqene në Kosovë janë të kontaminuara për shkak të mbetjeve industriale nga e kaluara, ujërave të zeza nga kanalizimet e qendrave urbane dhe rurale, si dhe nga hedhja e mbeturinave nga papërgjegjësia e qytetarëve dhe e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e resurseve ujore.

“Ujërat apo liqenit në një masë disa prej tyre janë të kontaminuar me substanca të ndryshme për shumë arsye, e para është nga mbetjet industriale nga e kaluar që me rënie të shiut ato shpërlahen edhe përfundojnë në lumenj, e dyta është ujërat e zeza nga kanalizimet prej qendrave urbane, por edhe prej qendrave rurale. Pastaj edhe nga hedhja e mbeturinave të ndryshme nga papërgjegjësia në radhë të parë e qytetarëve, por edhe institucioneve përgjegjëse për menaxhim të resurseve ujore”, ka deklaruar Xharavina.

Ai ka theksuar gjithashtu mungesën e vetëdijesimit të qytetarëve dhe përgjegjësinë e institucioneve për menaxhimin e resurseve ujore si shkaqe kryesore të kontaminimit të ujërave në disa zona të Kosovës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika