Sahiti: Nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues, është joligjore

Rektori i UP-së, Naser Sahiti, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues për të premten, pasi sipas tij është një mbledhje joligjore në kundërshtim me statutin e Universitetit

Rektori i UP-së, Naser Sahiti në një konferencë për media





Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti në një konferencë për media e ka quajtur “mbledhje kundërligjore” mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues për të premten, në të cilën është i ftuar Sahiti që të japë sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite.

Ai ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje, sepse është bërë pa konsultimin e tij dhe në kundërshtim me statutin e UP-së.

“Mbledhja është caktuar në kundërshtim me statutin dhe duke më kundërshtuar mua”, ka thënë ai.

Sipas tij, një ndër arsyet pse kjo mbledhje nuk mund të konsiderohet legjitime është edhe vetë përbërja e Këshillit Drejtues.

“Ju e dini qe zgjedhjet janë mbajtur në Këshillin Drejtues ku në mesin e të zgjedhurve është thënë qe ka qenë një plagjiator. E kam paraqitur vetë rastin në Këshillin e Etikës, Selim Bezeraj i cili është plagjiator i madh”.

Ai ka thënë se ka mbajtur takim në shtator me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, pikërisht për këtë përbërje të Këshillit, por sipas tij është neglizhuar.

“Një menaxhment që me mbledhjen e dytë të menaxhojë punën e dikujt që është në pozicion qe dy vjet, tregon mjaft shumë për këtë çështje”, ka vijuar ai.

RTV Dukagjini ka siguruar dokumentin ku janë çështjet e listuara, për të cilat Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës po i kërkon rektorit Naser Sahiti që të japë sqarime për to.

EKSKLUZIVE: Zhvillimet në UP, për këto çështje po i kërkohet llogari rektorit Sahiti

 

 

 





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika