Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, publikohet agjenda e plotë

Është publikuar axhenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit, i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë

Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë në rajon dhe konkretisht në Tiranë, do të bëjë bashkë këtë të hënë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Zyra e Kryeministrisë ka publikuar agjendën e plotë të këtij Samiti, i pari në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në një vend joanëtar të BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka përjashtuar mundësinë që gjatë Samitit të ketë edhe një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas, agjendës nga ora 11:00 do të jetë pritja e liderëve, ndërsa në orën 11:30 do të jenë fjalët hapëse. Në ora 12:00 do të nisë sesioni i parë i punës e në ora 12:00 do të nisë sesioni i dytë i punës.

Në ora 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional, kurse në ora 17:45 do të mbahet konferenca për media.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të mbërrijë sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme. Bëhet me dije se Von der Leyen do të pritet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në orën 15:30.

Po as0htu, Von der Leyen më pas do të ketë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në ora 17:30 është paraparë një konferencë e përbashkët për media.

Teksa vijojnë përgatitjet për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për të siguruar mbarëvajtjen e tij, Policia ka nisur me marrjen e masave që prej të dielës.

Janë 1604 policë të angazhuar, ndërsa një sërë aksesh kryesore në Tiranë do të mbyllen që prej pasdites së sotme.

Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve;

Në orën 11:30 fjala hapëse;

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE;

Në orën 13:30 fotografia familjare;

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor;

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë;

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional;

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp;

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës;

 

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika