Scholz kundër dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka shprehur kundërshtimin e tij për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, Taurus, në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Olaf Scholz, kancelari i Gjermanisë, po përballet me kritika nga opozita për shkak që ka refuzuar t’i japë raketat Taurus, ndonëse Kievi po i kërkon.

Scholz, gjatë ditës së mërkurë, në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman në Bundestag ka shprehur qëndrimin e tij, duke thirrur në frikën se ofrimi i armëve mund ta tërheqë Gjermaninë në konflikt me Rusinë.

Ai tha se “Furnizimi i forcave ukrainase me raketa Taurus do të kërkonte përfshirjen e ushtarëve gjermanë për të ndihmuar ata që të përdorin këto armë.”

Scholz theksoi se Gjermania nuk duhet të dorëzojë kontrollin e raketave Taurus, të cilat në teori mund të godasin caqe thellë brenda territorit rus, përfshirë edhe Moskën.

Megjithatë, për të mbajtur kontrollin ndaj këtyre raketave lidhur me mënyrën se si Ukraina do t’i përdorte raketat, Scholz argumentoi se ushtarët gjermanë të stacionuar qoftë në Ukrainë apo Gjermani, do të duhej të përfshiheshin në kontrollin e caqeve që do të godisnin këto raketa.

Ndryshe, Gjermania është shteti i dytë pas Shteteve të Bashkuara që ka ofruar ndihmën më të madhe për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika