Scholz: Rusia s’do të jetë në gjendje të ruajë forcën – shkaku i sanksioneve

Rusia nuk do të jetë në gjendje të ruajë aftësitë e saj ushtarake në të njëjtën mënyrë për shkak të sanksioneve, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të mbajë aftësitë e saj ushtarake për shkak të sanksioneve të ashpra perëndimore.

Vendet perëndimore e kanë goditur Rusinë me një sërë sanksionesh që nga pushtimi i saj në Ukrainë.

“Rusia nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në përparimin e botës, në progresin ekonomik dhe teknik. Kjo po bëhet më e qartë çdo ditë e më shumë dhe është një dëm i madh”, ka thënë Scholz në një konferencë për media, shkruan BBC.

Në vizitën e tij të parë në një vend të NATO-s që kufizohet me Rusinë, kancelari është bashkuar me liderët nga Estonia dhe Letonia në premtimin për të forcuar krahun lindor të NATO-s, duke u zotuar për të forcuar mbështetjen ushtarake të Gjermanisë për Lituaninë.

“Si aleatë në NATO, ne jemi të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s në rast të një sulmi”, shtoi Scholz, duke folur së bashku me presidentin Lituanez Gitanas Nauseda, kryeministrin e Estonisë Kaja Kallas dhe kryeministrin Letonez Arturs Krisjanis Karins.

Ndryshe, Scholz,bashkë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në mbrëmjen e së shtunës së 29 majit, i kishin kërkuar Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të zhvillojë negociata me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

“Dyshja këmbëngulën për një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse”, kishte bërë të ditur zyra e kancelarit.

Invazioni rus në Ukrainë tashmë është përshkallëzuar duke shkaktuar dëme kolosale në jetën e njerëzve të këtij vendi.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika