S’dihet gjendja e ish-pjesëtarit të UÇK-së që u arrestua në Serbi

Të premten, në Merdar është arrestuar nga policia serbe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj. Për të parë trajtimin që po i bëhet në Serbi, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës në Kosovë u paralajmërua një vizitë e ambasadorit të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharit. Asnjëra palë nuk ka dhënë detaje për televizionin nëse vizita është realizuar. Ndërkaq, avokati i Dakajt ka deklaruar se klienti i tij nuk kishte arsye për t’u arrestuar, gjersa veprimin ndaj tij e ka vlerësuar si politik

Kishte marrë rrugën për Itali së bashku me vëllain, por arritjen në destinacion zgjodhi ta bëjë përmes Serbisë.

Pikërisht në pikën kufitare me këtë shtet në Merdar, kosovari Hasan Dakaj u arrestua mëngjesin e së premtes nga policia serbe, vetëm pse ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo më shumë se 24 orë nga arrestimi, nuk dihet gjendja e Dakajt. Mbrëmë u paralajmërua se udhëheqësi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari do të kërkojë që ta vizitojë Dakajn, mirëpo të premten diplomati Jashari nuk ka dhënë informacione.

Ai i ka thënë Dukagjinit se nuk i lejohet të deklarohet për mediat në Kosovë, derisa ka rekomanduar të kontaktohet MPJD-ja.

Pavarësisht përpjekjeve të televizionit, nga MPJD nuk kanë thënë më shumë sesa bënë të ditur përmes komunikatës të premten.

Ndërsa, sipas avokatit të Hasan Dakajt, arrestimi i tij ishte politik.

“Arrestimi i Hasan Dakaj është çështje politike, veprim politik, presion politik dhe se përveç ndalimit të kundërligjshëm, ai nuk ka asnjë veprimtari kriminale për asnjë vepër penale. Pas kërkesës time si avokat, janë aktivizuar MPJD-ja dhe tashmë presim që presioni ndërkombëtar të jetë i mjaftueshëm që klienti im, Hasan Dakaj të lirohet sa më shpejtë”, ka thënë Xhevdet Smakiqi.

Dakaj ishte arrestuar së bashku me vëllain, Xhavitin. Ky i fundit tanimë është liruar.

Dakaj nuk është rasti i vetmi veteran i arrestuar nga policia serbe.

Nezir Mehmetaj ishte arrestuar në po të njëjtën pikë, në janar të vitit 2020 nën pretendimin e autoriteteve serbe se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika