Seanca e Kuvendit nis vetëm me VV-në 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, hapi sot seancën plenare,

Në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa opozita zgjodhi të mos marrë pjesë.

Sot janë paraparë të mbahen dy seanca, të thirrura me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

E para, e cila nisi pak më herët, ka për qëllim krijimin e komisioneve parlamentare që i hapin rrugë shqyrtimit të buxhetit 2026 dhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

E dyta pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës dhe ka në fokus votimin për Qeverinë së re.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë deklaruar se do të marrin pjesë vetëm në seancën e dytë, ndërsa të parën e konsiderojnë të paqëndrueshme proceduralisht dhe politikisht.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika