Seanca për rastin e BKS-së, disa nga të dyshuarit patën nevojë për ndihmë mjekësore

Disa prej të dyshuarve në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë mbajtjes së seancës dëgjimore ndaj tyre.

Sipas njoftimi të Gjykatës Themelore të Prizrenit, seanca e nisur në ora 16:00 ndaj 39 të pandehurve ka mbaruar në orën 23:00 të së premtes, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj seance disa nga palët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“​Gjatë zhvillimit të seancës, disa nga palët në procedurë kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore, për çka Gjyqtari i procedurës paraprake ka ndërprerë disa herë seancën dhe palëve i’u është ofruar ndihma e nevojshme përmes Emergjencës, dhe kur palët kanë qenë të gatshme ka vazhduar me seancën për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se për katër të dyshuar u kërkua masa e paraburgimit e për të tjerët masa e paraqitjes në stacion policor si dhe mosafrimi te objekti i BKS-së.

Kërkohet paraburgim ndaj dy ish-udhëheqësve të Byrosë Kosovare të Sigurimit

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika