Sektori privat i shqetësuar – Azemi: Nga viti 2021 mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovën

Sektori privat në Kosovë vuan humbje të mëdha në stafin e tyre, si pasojë e largimit të punëtorëve të kualifikuar

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat

Më shumë se 100,000 punëtorë të sektorit privat kanë lëshuar Kosovën vetëm në vitin 2021, dhe kjo shqetëson Jusuf Azemin, kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës.

Ai thotë se kryesisht janë punëtorë të kualifikuar që janë larguar nga vendi, duke shkaktuar humbje të mëdha në kompanitë private.

“Sipas informacioneve tona që mund të jenë edhe zyrtare, në vitin 2021 dhe 2022, mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat të Kosovës e kanë lëshuar Kosovën, çka është më e rënda, është ajo që këta punëtorë janë kryesisht punëtorë të kualifikuar, të cilët zbrazëtia e tyre në vendet e tyre të punës shkakton jashtëzakonisht humbje të mëdha, kryesisht për kompanitë private, ne jemi çdo ditë në terren dhe secili pronar i kompanisë i ka shqetësimet e veta sepse po i mungon stafi përkatës”.

Ndonëse thotë se ka rritje të vogël të pagave, ai thotë se punëtorët teknikë që kryejnë shërbime edhe në institucionet qendrore paguhen deri në 180 euro.

“Ka një rritje po themi kështu të ndjeshme, me përjashtim të atyre punëtorëve që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, sepse shumë kompani private kryejnë punë për institucionet shtetërore, lidhen marrëveshje kontraktuale, vetëm te këto kompani nuk ka lëvizje, sepse Qeveria e Kosovës ende po i mban punëtorët e sektorit privat të Kosovës me pagën 170 euro dhe këtu kemi punëtorët teknikë, të cilët po e përsëris, kryejnë shërbime edhe në Zyrën e Kryeministrit edhe ministrit të Financave që janë përgjegjës për rritjen e pagave, këta punëtorë marrin pagë 180 euro, kurse te tjerat shërbime megjithatë kemi një ngritje, por assesi t’i plotësojë kushtet normale te jetesës”.

Duke folur për Ligjin për Pagën minimale, ai tha se Qeveria nuk ka vullnet që ta zërë në zbatim këtë ligj. Ai pohon se si Sindikatë janë kundër pagës prej 264 euro, por që asnjëherë nuk janë pyetur për këtë çështje, raporton EO.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika