Sekuestrohen gjashtë prona të Arben Ahmetajt

Janë sekuestruar gjashtë prona të ish-zëvëndëskryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj

Autoritetet në Shqipëri kanë bërë të ditur se janë sekuestruar katër banesa dhe dy llogari bankare në pronësi të ish-zëvëndëskryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thënë se janë ushtruar kontrolle në shtatë banesa dhe për katër prej tyre, në pronësi të Arben Ahmetajt, është vendosur masa e sekuestrimit preventiv.

Gjithashtu, janë sekuestruar dhe dy llogari bankare të tij në shumë prej 124.300 eurosh.

Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje të pasurisë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin, si dhe laptopë, telefona celularë, USB, e tjera, të cilat do t’iu nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme”, është thënë në njoftimin e SPAK-ut.

Kontrolli është kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit, mëngjesin e së martës, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më herët janë kryer kontrolle në banesa të familjarëve të Ahmetajt, ndërsa kontrollet në pronat në emër të tij nuk mund të kryheshin pa votuar Kuvendi për heqjen e imunitetit si deputet.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmetaj i ka konsideruar kontrollet si “raprezalje ndaj familjes së tij”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika