Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar arrestimin e një personi nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
I dyshuari, i identifikuar si B.K., u ndalua në rajonin e Prishtinës, ndërsa në autobusin që po drejtonte iu gjetën dhe iu sekuestruan rreth 120 kilogramë substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë marihuanë.
“Prishtinë, 21 Nëntor 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
