Sela: S’do të rrija duarkryq, do ta shpëtoja Aleancën për Shqiptarët

Ziadin Sela - kryetar i Aleancës për Shqiptarët, thotë se kur kishte dhënë dorëheqje, Aleancën për Shqiptarët e kishte lënë si partinë e dytë më të madhe në bllokun politik shqiptar

Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka thënë se në garën për vulat, Arben Taravari është treguar zemërgjerë, ngase, siç thotë Sela, ai bënte një ofertë.

“Në këtë garën për vulat, Taravari u tregua zemërgjerë, bënte një ofertë se në qoftë se e kanë ndarë mendjen që të shkojnë vetë, unë do t’ua nënshkruaj listat që të shkojnë vetë. Unë bëj pyetje a është kjo ofertë e tij apo është plan i VMRO – DMPNE në mënyrë që të ndodhë ky fenomeni i shkurtimit të numrave dhe për rezultat të kemi më pak deputetë?”, tha Sela.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Sela thotë se kur kishte dhënë dorëheqje, Aleancën për Shqiptarët e kishte lënë si partinë e dytë më të madhe në bllokun politik shqiptar.

Ai thotë se nuk do të rrinte duarkryq në situata të tilla, teksa shton se do ta shpëtonte Aleancën për Shqiptarët.

“Të gjithë këta kanë pas të bëjnë me vendimin që ne e sollëm si Aleancë për Shqiptarët. Unë e kam lënë Aleancën për Shqiptarët si parti të dytë më të madhe në vend te blloku politik shqiptar kur kam dhënë dorëheqje, me 8 deputetë, me komuna me mbi 60 asamblistë, këshilltarë komunalë dhe sot fatkeqësisht e shihja aleancën tek po shndërrohej në një gjë të vogël dhe nën mëshirën e kundërshtarëve politikë të cilët për nga numrat dhe përkrahja janë më të vegjël se Aleanca për Shqiptarët dhe goditjet brenda aleancës kishin për qëllim që ta zhdukin këtë forcë politike. Në qoftë se mendoni se do të rrija duarkryq në këto situata, natyrisht që nuk do të rrija duarkryq, do ta shpëtoj Aleancën për Shqiptarët”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika