Serbia ndalon në Merdar policin e Kosovës, ish pjesëtar i UÇK-së

Pika kufitare në Merdar.

Autoritetet e Serbisë kanë ndaluar sot një polic të Kosovës në pikën kufitare në Merdar.

Dukagjini mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për pjesëtarin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) me inicialet L.B, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Televizioni ka kërkuar konfirmim nga ana e Policisë së Kosovë, por akoma nuk ka pranuar përgjigje.

Gjithashtu, Dukagjini po pret përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika