Serbia publikon “disclaimer”, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Pas deklaratës së Borrell në të cilën thuhej se ishte arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia ka rënë dakord t'i shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës, është bërë publike një letër, sipas së cilës, Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës

Flamuri i Kosovës

Të shtunën, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq, të dielën në Serbi është bërë publike një letër e cila parashihet të vendoset në pjesën serbe të kufirit. Kjo letër tregon sesi dokumentet e Republikës së Kosovës do të pranohen për lëvizje të lirë, por se të njëjtat nuk nënkuptojnë pranimin e pavarësisë së Kosovës.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova) bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet lëvizja e tyre e lirë. Në përputhje me Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë të arritur në vitin 2011, nuk mund të pranohet si njohje e pavarësisë së njëanshme të Kosovës, dhe është pa paragjykuar statusin final të Kosovës, as nuk mund të interpretohet se Serbia heq dorë nga të drejtat e veta sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkruhet në dokument, përcjell EO.

Letra e shpërndarë

Pas marrëveshjes për targat të cilën e njoftoi Borell pasditen e së shtunës, Serbia do t’i pranojë letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, pa dokumentin shtesë që ua jepte shtetasve të Kosovës që hynin atje.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika