Serbia refuzoi takimin trepalësh, Bislimi e Lajçaku diskutuan edhe për urën e Ibrit

Serbia ka refuzuar të merrte pjesë në një takim trepalësh me Kosovën dhe BE-në, ku ishte parashikuar të diskutohej për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua në Bruksel me Miroslav Lajçakun, ku theksi u vu te çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në Bruksel, në kuadër të dialogut. Në Bruksel pati vetëm takime dypalëshe, pasi Serbia refuzoi të merrte pjesë në një takim trepalësh.

Në këtë takim, temë kryesore ishte zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues.

“Takimi u zhvillua në formatin bilateral, teksa takim trilateral nuk pati për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë. Nga ana e saj, Kosova përmes kryenegociatorit ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues.

Në takimin me emisarin Lajçak u diskutua mbi planin e sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjeve.

Zëvendëskryeministri shprehu përsëri angazhimin konstruktiv dhe aktiv të Kosovës në zbatimin e marrëveshjeve dhe rrugën përpara, si dhe komentimet nga ana e saj të drafteve të sekuencimit, teksa Serbia nuk ka bërë asnjë hap drejt saj, e pikësëpari as nuk e ka pranuar marrëveshjen. Tema të diskutimit ishin edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë, telekomunikimi, IBM-ja e liria e lëvizjes. Rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë, zëvendëskryeministri ripërsëriti destruktivitetin e Serbisë, e cila qëllimshëm po e zvarrit procesin duke paraqitur kërkesa të reja edhe pas dakordimit final”, thuhet në njoftim.

Një çështje me rëndësi që u diskutua në Bruksel, ishte çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, Bislimi ka theksuar se sipas BE-së dhe raporteve të Komisionit Evropian që nga viti 2014, ura duhet të hapet pa vonesa të mëtejme.

“Mbi lirinë e lëvizjes, zëvendëskryeministri e informoi z. Lajçak mbi lehtësimin nga ana e Qeverisë të konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët e komunitetit serb dhe mbështetjes së tyre në këtë proces.

Sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës.

Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika