Shakat nuk kanë të ndalur për Will Smith edhe në Grammys 2022

Të dielën është mbajtur edicioni i 64-të i çmimeve Grammy në Las Vegas. Gjatë kësaj mbrëmjeje, në skenë, për të prezantur çmimin për Këngën e Vitit në Grammy ishte muzikanti amerikan Questlove, emri i tij i lindjes është Ahmir Thompson.

Ndërsa qëndroi në skenë, bëri një shaka rreth Will Smith-it që goditi Chris Rock-in në Academy Awards fundjavën e kaluar, ai i tha audiencës së mbushur me yje ndërkombëtare se, përderisa ta prezantojë çmimin shikuesit të qëndrojnë 500 metra larg tij, duke shtuar, që po lunate me fjalë.

Në ndarjen e çmimeve të Akademisë Oscars, prezantuesi Chris Rock ishte gati t’i jepte Questlove trofeun për filmin dokumentari më i mirë për “Summer of Soul”, kur Smith doli në skenë dhe e goditi Rockun për një shaka ndaj gruas së tij, Jada Pinkett Smith.

Po ashtu në fillim të Grammy, edhe prezantuesi Trevor Noah hodhi një shaka delikate për shuplakën e Oscars gjatë monologut të tij.

Prezantuesi i Grammys 2022 Trevor Noah

Noah u tall me incidentin, duke thënë: “Ne do të dëgjojmë pak muzikë. Ne do të kërcejmë, do të këndojmë. Ne do të mbajmë jashtë gojës emrat e njerëzve dhe do të japim çmime gjatë gjithë natës.”

Questlove fitoi çmimin Grammy për filmin më të mirë muzikor për “Summer of Soul” të dielën.

E po ashtu, vetë ai, më 1 prill, shkroi në llogarinë e tij në Twitter për t’i kërkuar publikut të ndalonte së foluri për incidentin famëkeq të Oscars 2022.

 

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika