Shala për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri: Institucionet e vendit të marrin hapa konkret

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit, ka thënë se institucionet e vendit duhet t'i marrin hapa konkret dhe të mos bien pre e provokimeve nga këto grupe, "duke zbatuar planin e tyre për të ofruar dhe garantuar rend dhe siguri"

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, lidhur me sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri të vendit, të dielën e 2 prillit rreth orës 02:20, gjatë natës, ka thënë se kjo po dëshmon që kërcënimi publik i Listës Serbe është duke u zbatuar për disa arsye.

Shala ka thënë se kjo po bëhet për frikën e humbjes së kontrollit në pjesën ku jetojnë qytetarët e komunitetit serb.

“Rikthimi i ashtuquajtur ‘lidershipit’ të Milan Radojeqiqit brenda komunitetit dhe treguesi për presidentin serb që në veri duhet të konsiderohet partner i Serbisë”, ka renditur Shala si arsye të dytë.

“Situata mund të reshasë në një situatë të 2021/2022, ku patëm bllokim dhe sulme kundër zyrtarëve policorë të vendit. Por, të gjitha këto kanë edhe qëllimin diplomatik për veriun dhe mospjesëmarrja e Listës Serbe në jetën politike, do të prodhojë tensione të ndryshme në aspektin e sigurisë”, ka thënë eksperti i sigurisë, Drizan Shala për Portalin Dukagjini.

Sipas tij, institucionet e vendit duhet të marrin hapa konkret dhe të mos bien pre e provokimeve nga këto grupe, “duke zbatuar planin e tyre për të ofruar dhe garantuar rend dhe siguri”.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën e 2 prillit rreth orës 02:2,0 gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, te Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policorë që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika