SHBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar fuqishëm Korenë e Veriut lidhur me lëshimin e një sateliti në hapësirë

Lëshimi i një rakete nga Koreja e Veriut. Fotografi nga arkivi. Foto: Reuters

Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur me lëshimin e një sateliti në hapësirë, duke e cilësuar këtë veprim si “shkelje të rëndë” të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni tha se një veprim i tillë mund ta destabilizojë rajonin.

Lëshimi “rrit tensionet dhe rreziqet për destabilizimit të situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se shteti në mënyrë të suksesshme ka vendosur në orbitë një satelit vëzhgues.

Një raketë që bartte satelitin u nis nga Koreja e Veriut të martën, duke vendosur në orbitë satelitin vëzhgues ‘Malligyong-1’, tha agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

Watson theksoi se ky veprim përfshinte teknologji që janë të lidhura “në mënyrë të drejtpërdrejtë” me programin e raketave balistike të Veriut.

Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Phenjani nuk ka të drejtë të testojë raketa balistike.

“Dera për diplomaci nuk është mbyllur, por Pheniani duhet që menjëherë të ndalojë veprimet provokuese dhe të zgjedhë diplomacinë”, u tha në deklaratë. /REL

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika