ShBA-ja dhe OKB-ja të shqetësuara për gjendjen e presidentit të rrëzuar të Nigerit

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara për ish-presidentin, Mohamed Bazoum, rreth shëndetit dhe sigurisë së tij, pasi ai është nën arrest që prej dy javësh. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së kanë shprehur shqetësim për këtë situatë

Presidenti i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoum.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara për shëndetin dhe sigurinë e presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum, i cili është që dy javë nën arrest.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij dhe të familjes së tij”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (Ecowas) u ka dhënë kohë deri të dielën liderëve të puçit në Niger që të dorëzohen.

Zyrtarët e Escowas-it do të takohen më vonë gjatë ditës për të vendosur se çfarë do të bëjnë pas atij afati.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur, po ashtu, shqetësim, pas raportimeve se familja e presidentit është duke jetuar në kushte të rënda, shkruan REL.

Bazoumi është rrëzuar nga pushteti më 26 korrik, dhe prej atëherë ai është mbajtur në pallat presidencial, por nuk dihet asgjë për të.

Shefi i Gardës presidenciale, gjenerali Abdourahmane Tchiani, tani pretendon se është udhëheqës i Nigerit.

Regjimi i ri ushtarak e ka mbyllur hapësirën ajrore të shtetit deri në njoftimin e radhës, duke përmendur “kërcënimin nga intervenimi ushtarak” prej vendeve të huaja.

Të mërkurën, Franca i ka hedhur poshtë akuzat e ushtrisë së Nigerit se po tenton ta destabilizojë shtetin.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Franca, kanë baza ushtarake në Niger, në kuadër të operacioneve të tyre për të penguar operimin e grupeve xhihadiste në rajon.

Franca në të kaluarën e ka pasur Nigerin koloni.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika