SHBA-ja do të drejtojë Venezuelën, thotë Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin përkohësisht drejtimin e Venezuela-s pas arrestimit të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, duke theksuar se ky hap synon garantimin e një tranzicioni të sigurt dhe të kontrolluar të pushtetit.

Gjatë një konference për media nga klubi i tij privat Mar-a-Lago në Florida, Trump tha se administrata amerikane do të ndërhyjë për të shmangur destabilizimin e vendit.

“Ne do ta drejtojmë vendin deri në momentin kur të mund të realizojmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të drejtë”, u shpreh ai.

Trump nënvizoi se masa është e domosdoshme për të parandaluar rikthimin e situatave të kaluara dhe për të garantuar që pushteti të mos bjerë në duar të tjera që mund të prodhojnë të njëjtin cikël paqëndrueshmërie.

“Nuk duam të përfshihemi në një situatë ku dikush tjetër merr pushtetin dhe përfundojmë me të njëjtat probleme që kemi parë për vite me radhë. Prandaj, ne do ta drejtojmë vendin”, shtoi presidenti amerikan, duke lënë të kuptohet se SHBA-ja do të ketë një rol të drejtpërdrejtë në qeverisjen e përkohshme të Venezuelës.

Megjithatë, Trump, 79 vjeç, nuk dha një afat kohor konkret për kohëzgjatjen e këtij tranzicioni, duke hapur rrugë për spekulime mbi sa do të zgjasë përfshirja amerikane dhe cilët do të jenë hapat e mëtejshëm drejt krijimit të një qeverisjeje të qëndrueshme dhe legjitime në vend.

Deklarata vjen pas operacionit që Trump e cilësoi si të suksesshëm nga forcat amerikane, i cili rezultoi me arrestimin e Maduron.

Ky zhvillim ka nxitur reagime të forta në arenën ndërkombëtare, duke rihapur debatin mbi rolin e SHBA-së në çështjet e brendshme të Venezuelës dhe mbi strategjinë amerikane për menaxhimin e tranzicioneve politike në rajon.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika