Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Muscat, Oman, ka lëshuar një paralajmërim sigurie duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë të strehuar në vend, për shkak të një “aktiviteti të vazhdueshëm”, pa dhënë detaje shtesë.
Në njoftim, ambasada u bëri thirrje personave që ndodhen në Oman të qëndrojnë në ambiente të sigurta brenda banesave ose ndërtesave dhe të sigurojnë furnizime bazë si ushqim, ujë, ilaçe dhe artikuj të tjerë të domosdoshëm.
Gjithashtu, u këshillua që në rast sulmi të shmangen zonat me rrënoja dhe të ndiqen udhëzimet zyrtare përmes mediave.
Paralajmërimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin nga Omani të personelit jo-emergjent dhe familjarëve të tyre.
Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se pala iraniane është e gatshme për zgjidhje dhe se mes dy vendeve po zhvillohen bisedime.