Shchneeberger për letrën dërguar presidentit Macron: Nuk ka përgjigje dhe as viza deri tani

Edhe pse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave, nuk ka asgjë konkrete nga BE, njëjtë sikur nuk ka përgjigje nga presidenti francez lidhur me letrën dërguar pro kësaj çështjeje

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka thënë se nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron megjithëse ajo i kishte dërguar një letër në të cilën kishte kërkuar që t’i hiqen vizat Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Shchneeberger ka shkruar se një javë më parë i kishte dërguar këtë letër presidentit Macron dhe i njëjti nuk i ka kthyer përgjigje.

“I dërgova letrën presidentit Emmanuel Macron një javë më parë. Asnjë përgjigje dhe pa viza deri tani. Ndërkohë 16 mijë e 162 nënshkrime”, ka shkruar ajo.

Në letrën që Shchneeberger i kishte dërguar Macron-it, ajo kishte kërkuar që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Po ju shkruaj për një çështje urgjente. Bëje të mundur liberalizimin e vizave për Kosovën. Shumica dërrmuese është në favor, tani nevojiten vetëm votat e fundit të mbetura. Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë sikurse ne. Duke vënë veto për liberalizimin e vizave, ne jemi duke afektuar shumë jetëra në anën negative. Kjo padrejtësi e njëanshme duhet përfundimisht të marrë fund”, kishte shkruar Shchneeberger në letrën e saj.

Shchneeberger javë më parë kishte nisur një peticion online për heqjen e vizave për Kosovën.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika