Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca”, ka thënë një zëdhënëse e organizatës të shtunë

Kryeministri holandez, Mark Rutte

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale me të cilat përballet aleanca”, ka thënë një zëdhënëse e organizatës të shtunën.

Takimi është zhvilluar të premten në Palm Beach, ka thënë kjo zyrtare përmes një deklarate.

Përgjatë mandatit të parë si president, Trump ka shtyrë përpara Evropën që të rrisë shpenzimet për mbrojtje.

Rutte, ish-kryeministër i Holandës, ka thënë se dëshiron të takojë Trumpin menjëherë pasi ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, për të diskutuar kërcënimin në rritje nga thellimi i raporteve në mes të Koresë së Veriut dhe Rusisë.

“Ajo çfarë shohim secilën herë e më shumë është se Koreja e Veriut, Irani dhe Kina, si dhe Rusia, natyrisht, janë duke punuar së bashku kundër Ukrainës”, ka thënë së fundmi Rutte në një takim të liderëve evropianë në Budapest.

“Në të njëjtën kohë, Rusia duhet të paguajë për këtë, dhe një prej mënyrave është përmes dërgimit të teknologjisë në Korenë e Veriut”, ka thënë Rutte, duke shprehur shqetësimin se një praktikë e tillë po kërcënon “tokën amerikane dhe kontinentin evropian”.

Rutte konsiderohet si një prej liderëve që ka pasur marrëdhënie shumë të mira përgjatë mandatit të parë të Trumpit si president, në periudhën 2017-21./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika