Shefi i OKB-së gjatë vizitës në Turqi: Dërgesat e grurit në Ukrainë ofrojnë ‘shpresë’ për botën

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka vizituar Turqinë. Ai gjatë qëndrimit të tij në në shtetin turk ka thënë se dërgesat e grurit ukrainas ofrojnë "shpresë" për botën dhe se kanë qenë "fillimi i një procesi shumë më të gjatë"

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë vizitës së tij në Turqi të shtunën e 20 gushtit ka thënë se dërgesat e grurit ukrainas ofrojnë “shpresë” për botën.

Rreth 25 anije kanë transportuar mbi 600 mijë tonë drithë që nga ndërmjetësimi i marrëveshjes mes Ukrainës dhe Rusisë në fund të korrikut.

Gjatë kohës sa ka qëndruar në Stamboll, Guterres ka theksuar se dërgesat kanë qenë “fillimi i një procesi shumë më të gjatë”.

“Më shumë se 650 mijë tonë metrikë grurë dhe ushqime të tjera janë tashmë në rrugën e tyre drejt tregjeve në mbarë botën”.

“U emocionova shumë duke parë grurin të mbushte rezervuarin e anijes. Ishte ngarkesa e shpresës për kaq shumë në mbarë botën”, ka shtuar shefi i OKB-së.

Ndërkaq të premten e 19 gushtit Guterres kishte vizituar portin kryesor të Ukrainës në Detin e Zi, ku edhe ka bërë thirrje për ndihmë financiare për vendet më të varfra që përballen me mungesë të ushqimit, raporton euronews.

“Ndërsa hapen këto porte, unë apeloj që vendet më të pasura të hapin kuletat dhe zemrat e tyre. Në fund të fundit, lëvizja e drithërave nuk do të thotë shumë për vendet që nuk mund ta përballojnë atë”.

“Është koha për mbështetje masive dhe bujare, në mënyrë që vendet në zhvillim të mund të blejnë ushqimin nga ky dhe portet e tjera dhe njerëzit mund ta blejnë atë”.

“Vendet në zhvillim kanë nevojë për akses në financim tani. Ata kanë nevojë për lehtësim borxhi tani. Ata kanë nevojë për burime për të investuar tek njerëzit e tyre tani”, ka thënë Guterres.

Antonio Guterres viziton një port në Odesa të Ukrainës

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika