Shefi i “Wagner” i përgjigjet Putinit

Presidenti rus, Putin, pranoi se situata në Rostov-on-Don mbetet e vështirë gjatë asaj që ai e quan “kryengritje e armatosur” e forcave “Wagner”. Forcat e kësaj të fundit janë parë duke u pozicionuar në qytet gjersa shefi i tyre ka thënë se rusët nuk duan më të jetojnë në një shtet të tillë

Shefi i grupit “Wagner”, Prigozhin, i është përgjigjur fjalimit të presidentit rus, Putin, aty ku ai i quajti veprimet e grupit mercenar një “kryengritje e armatosur” nën akuza tradhtie.

“Rusët nuk duan më të jetojnë në një shtet me korrupsion, gënjeshtra dhe burokraci”, ka thënë Prigozhin. Ne jemi patriotë të atdheut tonë, kemi luftuar dhe po luftojmë tani”.

Siç raporton BBC, ai ka theksuar se askush nuk do të pranojë fajin ashtu siç po kërkohet nga Putin.

Në fjalimin e tij të shtunën në mëngjes, Putin akuzoi “Wagner”-in për tradhti të lartë.

Burimet ruse të BBC News tani thonë se luftëtarët e “Wagner”-it kanë marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin e Voronezh , një pikë në gjysmë të rrugës midis Rostov-on-Don (ku Wagner thotë gjithashtu se është në krye) dhe kryeqytetit Moskë.

Zyrtarët e qytetit Voronezh ende nuk kanë komentuar publikisht mbi pretendimin.

Platforma e cila raporton mbi konfliktet globale, e me fokus në luftën Ukrainë-Rusi, ka publikuar pamje të grupeve “Wagner” gjersa rrugëtojnë drejt aeroportit i cili ndodhet në pjesën jugperëndimore  të qytetit.

Trupa ushtarake kanë filluar të pozicionohen brenda Rostov-on-Don.

Ndërkaq, në Moskë kanë filluar të hiqen shpalljet për mbështetje të grupit “Wagner”.

Për pamje dhe të tjera informata, kliko këtu.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika