Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka premtuar ndërtimin e një salle të mbyllur sportive nëse fiton mandatin e dytë.
Përmes një postimi në Facebook, Shehu ka bërë të ditur se për këtë projekt do të investohen mbi 300 mijë euro, duke theksuar se rinia dhe sportistët e Junikut meritojnë kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
“Projektin e detajuar tanimë e kemi të gatshëm dhe në mandatin e dytë mbetet vetëm implementimi. Prandaj urime të gjithëve palestra sportive e Junikut. Vazhdojmë +4 pa balotazh”, ka shkruar Shehu.