Shënohet 54-vjetori i themelimit të UP-së, Krasniqi uron profesorët dhe studentët

Me rastin e shënimit të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar profesorët, akademikët e studentët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokrtaike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me shënimin e 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Krasniqi ka thënë se në këtë ditë kujtojnë me nderim të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza.

“Me rastin e shënimit të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, kujtojmë me nderim të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza, që mbajtën mbi supe ngritjen dhe rrugëtimin e pakthyeshëm të këtij universiteti, i cili është pjesë e historisë sonë kombëtare, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar në ngritjen e mëtejmë të tij”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Ai ka uruar strukturat drejtuese të UP-së, profesorët dhe studentët aktualë.

Sot shënohet 54-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon.

Lexo dhe: Shënohet 54-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Viteve të fundit, UP-ja renditet ndër universitetet më të mira të rajonit.

UP është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe ka bashkëpunim me universitete dhe institucione perëndimore evropiane dhe amerikane.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika