Shitja online e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi ka filluar

FFK-ja njofton mbi procedurat e blerjes së biletave për ndeshjen kualifikuese të Kosovës në Ligën e Kombeve

"Dardanët"

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Greqisë mund të blihen online.

FFK-ja ka publikuar linkun përmes të cilit mund të blihen biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë që zhvillohet të dielën në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

LINKU: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1123

Tifozët e Kosovës “Dardanët” do të jenë të vendosur në tribunën në Veri me këto çmime:

Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Për të blerë biletat, fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Më pas do t’u duhet të zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas ulësen që preferoni. Pasi t’i keni zgjedhur biletat, vazhdoni me pagesën online.

Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë. Pasi përfundimit të blerjes online, ju duhet të prisni deri në gjenerimin e biletës dhe faturën tuaj.

Biletën do ta pranoni, gjithashtu, në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara dhe në stadium me një biletë mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës.

Kombëtarja e Kosovës të enjten do të nisë ndeshjen e parë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku do të luajë kundër Qipros, e cila do të presë ekipin kosovar në vendin e tyre.

Kosova të enjten do të luajë kundër Qipros në Ligën e Kombeve

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika