Shitjet e librit “Vargjet Satanike”, janë rritur pas goditjes së autorit me thikë

Libri i diskutueshëm i 1988-ës ka bërë që lideri i atëhershëm i Iranit Ayatollah Khomeini të lëshonte një dekret fetar i cili iu ka bërë thirrje myslimanëve të vrisnin autorin. Dhe që nga ajo kohë Rushdie ka marrë kërcënime të vazhdueshme

Autori i librit, "Vargjet Satanike", Salman Rushdie

Shitjet e librave për romanin e Salman Rushdie “Vargjet Satanike” janë rritur pasi autori është sulmuar me thikë në një ngjarje në SHBA javën e kaluar.

Libri i diskutueshëm i vitit 1988, i cili është konsideruar blasfemues nga disa myslimanë, ka arritur të radhitet në mesin e tetë librave më të shitur të javës në Amazon si dhe është shitur nga librashitës të tjerë.

Rritja e shitjeve duket se është nxitur disi nga lexuesit që tregojnë solidaritet me Rushdie, i cili ka qenë objektiv i kërcënimeve me vdekje për dekada, duke përfshirë një fetva, mbi librin, transmeton Sky News.

Vemendja e madhe ndaj librit dhe shitja e tij ka ardhur pothuajse një javë pasi britaniku 75-vjeçar me origjinë indiane është transportuar me helikopter në spital dhe iu ka nënshtruar operacionit për orë të tëra pasi është sulmuar në skenë në Chautauqua, shteti i Nju Jorkut të premten e kaluar.

Salman Rushdie është goditur me thikë rreth 12 herë në fytyrë dhe qafë, sipas zyrtarëve lokalë, dhe është hequr nga një ventilator, por ka pësuar “lëndime që do t’i ndryshojnë jetën”, ka thënë djali i tij.

“Vargjet Satanike” është ndaluar në vitin 1988 në një numër vendesh me popullsi të madhe myslimane, duke përfshirë Iranin.

Në vitin 1989, lideri i atëhershëm i Iranit, Ayatollah Khomeini, ka lëshuar një fetva ose dekret fetar, duke u bërë thirrje muslimanëve që të vrisnin autorin.

Derisa libri është djegur nëpër botë dhe përkthyesit e veprës janë sulmuar, Rushdie ka marrë kërcënime me dekada dhe ka jetuar i fshehur për shumë vite.

Ndryshe, “Vargjet Satanike” mbeten të ndaluara në Iran dhe një numër vendesh të tjera.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika