Shkarkimet e drejtorëve, telashe brenda LVV-së në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë po kalon në një periudhë jo të mirë. Gjatë të mërkurës Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka shkarkuar drejtorin e inspektoriatit e i cili televizionit i ka treguar se me Bulliqin nuk kanë pasur asnjëherë dakordim. Gjatë të mërkurës dorëheqje ka ofruar edhe drejtori i shëndetësisë në këtë komunë

Ilustrim

E tëra çka ka mbetur në këtë objekt në afërsi të Liqenit të Batllavës, janë këto shkallë.

Rrënimi i këtij objekti gjatë të martës, ndërkohë duket se u bë shkas për një përplasje brenda Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Pas kësaj Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Podujevë, Besnik Mulliqi, u lirua nga detyra me vendim të kryetarit Shpejtim Bulliqi.

Ndonëse të dy nga e njëjta parti, duket se problemet mes Mulliqit e kryetarit të Podujevës, kishin lindur më parë.

Përmes telefonit për RTV Dukagjini, Mulliqi ka rrëfyer problemet që kishte më kryetarin Bulliqi.

“Në vendim shkrun më 29 derisa protokollimi u ba më datën 02. Nuk është vetëm Orllani ka të bëjë më gjëra tjera pra të gjitha sillen për lejimin e ndërtimeve . Probleme kemi pas qysh prej fillimit,  ai dallon prej programit me Lëvizjen dhe s’ka të bëjë asgjë më Lëvizjen dhe ai i ka leju këto ndërtime. Ai beson në diqka tjetër dhe jo në parime të Lëvizjes”, ka thënë Mulliqi.

Por, version krejt tjetër kanë në Komunën e Podujevës.

Sipas tyre arsyeja kryesore e lirimit nga detyra të Besnik Mulliqit ka qenë mosefikasiteti i punës së drejtorisë duke lejuar të rëndohet situata me ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës.

Ndërkohë, se gjërat nuk po hecin për se mbari mes kryetarit Bulliqi dhe disa drejtorëve të tij e tregon fakti se kjo është hera e tretë që për pak muaj janë shkarkuarë drejtorët e këtij dikasteri.

Një gjë të tillë e pohon ansambleisti nga radhët e LDK-së në Podujevë, Qëndrim Softolli.

“Ky ka qenë shkarkimi i tret në këtë drejtori më arsyen e përformancës,  gjë që nuk është e vertetë. Është  një pikëpyetje dhe lindin shumë dyshime. Është shqetësuse edhe transferet që po i bënë brenda Komunës”, ka theksuar Softolli.

Mospajtimet brenda taborit të Vetëvendojsen në Podujevë kishin filluar që nga dita  e nominimit të Bulliqit për kryetar por të cilat tashmë kanë filluar të  shpërthejn.

“Tregojn se ekzekutivi po kalon përmes një tronditje të brendshëm. Mos pajtimet janë një kohë të gjatë qysh nga kanidimi i zotërit Bulliqi dhe tashmë po shihet ndarja e grupit të tyre. Në shtator kur përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor do të dihet se a do të vazhdojë zotëri Bulliqi të jetë pjesë e  Vetëvendosjes apo do të largohet”, ka shtuar Jashari.

Ndërsa pas shkarkimit të Drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit, largimet e drejtorëve kanë vazhduar edhe këtë të mërkure.

Gjatë ditës dorëheqje në komunën e Podujevës e ka ofruar edhe drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika