Shkarkohet sekretariati i PS-së, Bledi Çuçi “ndërron” rolin me Taulant Ballën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherit kryetar i Partisë Socialiste (PS) ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e PS-së. Rama ka zëvendësuar vetëm Damian Gjiknurit me Blendi Klosin, kurse pjesën tjetër do ta emëroj në shtator

Edi Rama, pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të Partisë Socialiste, (Foto TopChannel)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjithashtu edhe i pari i Partisë Socialiste (PS), ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e partisë.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkuren, në asamblenë e përgjithshmë të PS-së, u bënë disa ndryshime të mëdha. Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknurit u zëvendësua nga Blendi Klosin i cili deri në momentin e marjes së postit të ri, mbante postin e sekretarit organizativ në PS.

Përveç Gjiknurit, janë shkarkuar edhe Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji; Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj;  Sekretarja për Koordinimin, Blerina Gjylameti; Sekretari Digjital, Etjen Xhafaj;  Sekretarja për Gruan, Etilda Gjonaj; Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko dhe Sekretari për Migracionin, Laert Duraj, raporton TopChannel.

Një tjetër vendim u mor në këtë mbledhje, ku Bledi Çuçi “ndërroi” postin me Taulant Ballën. Taulant Balla u emërua ministër i brendshëm në kabinetin e Ramës, kurse Çuçi i cili ditë më parë u  shkarkua nga kjo pozitë, u zgjodh kryetar i grupit të PS-së.

Asambleja e Përgjithshmë e PS-së, u mbajt me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth një orë. Kjo është ndër mbledhjet e pakta të asamblesë me dyer të mbyllura që prej kohës kur Edi Rama mori timonin e PS-së (2005).

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika