Shkarkohet Zeqiri, emërohet Neziri në krye të KOSTT-it

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë për Operimin e Sistemit të Transmetimit të Kosovës (KOSTT) ka marrë një vendim në takimin e tij të mbajtur më 24 prill, duke shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Evetar Zeqirin.

Në vend të tij, bordi ka emëruar Shaban Nezirin, zëvendës kryeshef ekzekutiv, si ushtrues detyre të kryeshefit ekzekutiv deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Shkarkimi i Evetar Zeqirit: Ermal Panduri i shpalos dokumentet që u dorëzuan në Prokurori – këto janë dyshimet ndaj tij

“Ju njoftojmë që Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në takimin e mbajtur me 24 Prill 2024, në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Statutin e kompanisë, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës të Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri. Me këtë rast, Bordi ka emëruar z. Shaban Neziri, zëvendës Kryeshef Ekzekutiv, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT sh.a, deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Z. Shaban Neziri, me profesion Inxhinier i Elektroteknikës, është pjesë e KOSTT që nga themelimi i saj dhe gëzon një përvojë të gjatë profesionale brenda kompanisë.

KOSTT mbetet i përkushtuar ndaj garantimit të sigurisë në operimin e Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it, disa orë pasi Dukagjini raportoi se Evetar Zeqiri është shkarkuar.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika