“Shko te shpija”: Statovci “shpërthen” ndaj gjyqtarit Gramos Shala

Trajneri dhe analisti i futbollit, Faruk Statovci, e ka kritikuar ashpër gjyqtarin, Gramos Shala

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini po diskutohet rreth vendimeve diskutabile të gjyqtarëve në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës.

Statovci ka thënë për gjyqtarin, Gramos Shala, se nuk duhet të delegohet në ndeshjet e ardhshme,

“Ky normal s’duhet mi ra kërkujt mo, këtij vetëm duhet t’i bijë gripi e të rrinë te shpija. Ky nëse bjen në ndonjë ndeshje përsëri, unë s’di çka dojnë me të,” tha ai.

Shala ishte gjyqtar kryesor në ndeshjen mes Llapit dhe Gjilanit, e zhvilluar të shtunën. Ai akordoi një penallti diskutabile në favor të skuadrës nga Podujeva.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika