Shoqata e Pensionistëve mbështet “Marshin për Drejtësi” më 2 prill

Marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, i cili do të mbahet këtë të diel në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti", është mbështetur edhe nga Shoqata e Pensionistëve

Pamje nga takimi i organizatorëve të platformës "Liria ka emër" dhe Shoqatës së Pensionistëve

Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë takuar të premten Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin e shoqatës, Nijazi Gashi dhe kryetaren e shoqatës së pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, për Marshin e Drejtësisë, i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.

Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të pensionistëve të Republikës së Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi dhe kryetarja e Shoqatës së Pensionistëve të Prishtinës, Mybera Kasumi, u kanë ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh – duke u zotuar për pjesëmarrje masive të pensionistëve.

“Marshi për Drejtësi” do të mbahet më 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika