Shoqata Sindikale e QKUK-së kërkesë për Qeverinë, pritet protestë

Të premten e 21 shtatorit pritet të mbahet një protestë nga punëtorët e QKUK-së, me kërkesën për rritje pagash ka bërë të ditur Shoqata Sindikale e QKUK-së

Shoqata Sindikale e QKUK-së do të protestojë përballë Qendrës Emergjente të QKUK-së të premten e 21 shtatorit.

Përmes një njoftimi kjo sindikatë ka bërë të ditur se kërkon rritje pagash prej 50 për qind për implementimin e pagave për punëtorët e QKUK-së.

Gjithashtu, në njoftim theksohen edhe kërkesa të tjera siç janë, rritja e investimeve në shëndetësi me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur më 13.09.2022, u vendos që ditën e mërkurë më 21.09.22 në orën 10 e 30h para Qendrës Emergjente të mbahet protestë simbolike me kërkesat: Rritje pagash për 50% deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritje e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimit, miratimi i Ligjit të Pagave dhe implementimi i tij nga janari 2023”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, këto kërkesa adresohen për shkak se pagat nuk janë rritur as sipas rritjes ekonomike që nga viti 2014, dhe rritjes së inflacionit mbi 10 për qind i cili ka vështirësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore.

“Këto kërkesa adresohen me arsyetim: për shkak se pagat nuk janë e rritur as sipas rritjes ekonomike që nga viti 2014, rritja e inflacionit mbi 19% i cili ka pamundësuar mbulimin e shpenzimeve bazike jetësore” ka përfunduar njoftimi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika