Shpërthen akuariumi gjigant që përmbante afro 1500 peshq, lëndohen dy persona

Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në Berlin ka shpërthyer të premten, në të cilin ndodheshin afro 1500 peshq

Ilustrim

Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në Berlin ka shpërthyer duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë.

Ndërkaq, është raportuar se nga xhami i akuariumit janë plagosur dy persona.

Siç shkruan BBC-ja, Policia ka thënë se kishte pasur dëme të pabesueshme nga ky shpërthim.

“AquaDom”, shtëpia e 1500 peshqve tropikal është 14 m i lartë dhe u përshkrua si akuariumi cilindrik më i madhi në botë.

Akuariumi gjigant AquaDom i Berlinit.

Ndërkaq, jashtë Radisson Blu, një grumbull mbeturinash janë shtrirë përpara dyerve të përparme që tani varen në rrugë, të përdredhura në një kënd nga forca e rezervuarit shpërthyes.

Ndërsa, mysafirët që ishin të vendosur në një hotel në afërsi janë zhvendosur.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika