Shpërthen një prej vullkaneve më aktive të Rusisë

Vullkani Shiveluch në Gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë ka shpërthyer dhe ka lëshuar një shtëllungë hiri rreth 20 kilometra të lartë. Vullkani ka pasur rreth 60 shpërthime të konsiderueshme në 10 mijë vitet e fundit, i fundit i madh ishte në vitin 2007

Vullkani Shiveluch

Një nga vullkanet më aktive të Rusisë shpërtheu të martën, duke lëshuar një re të madhe hiri në qiell, që ngufati disa fshatra.

Vullkani Shiveluch shpërtheu pak pas mesnate dhe arriti kulmin rreth gjashtë orë më vonë, njoftoi Akademia ruse e Studimeve Gjeofizike.

Sipas njoftimit, hiri vullkanik ka mbuluar një sipërfaqe prej 108 mijë kilometrash katrorë.

“Hiri ka arritur në 20 kilometra lartësi”, ka thënë Danilo Chebrov, drejtor i degës në Kamchatka të Akademisë së Studimeve Gjeofizike.

“Vullkani po përgatitej për këtë për të paktën një vit… dhe procesi po vazhdon, edhe pse është qetësuar tani”, ka shtuar Chebrov.

Një pamje tregon makina të mbuluara me pluhur vullkanik pas shpërthimit të vullkanit Shiveluch në vendbanimin Klyuchi në Gadishullin Kamchatka, Rusi, 11 prill 2023, Reuters.

Ekipi i reagimit ndaj vullanit lëshoi alarm për sektorin e aviacionit, dhe tha se “aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë ndikim ndërkombëtar në aeroplanët që fluturojnë në lartësi të ulët”.

Disa shkolla në Kamchatka, rreth 6 mijë e 800 kilometra në lindje të Moskës, u mbyllën dhe banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda.

“Për shkak të asaj që kam parë këtu, me sytë e mi, do të jetë e pamundur që fëmijët të shkojnë në shkollë, dhe në përgjithësi, prezenca e fëmijëve këtu duhet të vihet në pikëpyetje”, ka thënë kryetari i rajonit Ust-Kamchatsky, Oleg Bondarenko.

Një prej vullkaneve më të mëdha dhe më aktive të Kamçatkas, Shiveluç, ka pasur mesatarisht 60 shpërthime të fuqishme në 10 mijë vjetët e fundit, ndërsa i fundit i intensitetit të madh u regjistrua më 2007.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika