Shpërthen një vullkan në Rusi për herë të parë pas 500 vjetësh

Një vullkan në Rusi ka shpërthyer për herë të parë në 600 vjet dhe mund të jetë i lidhur me një tërmet të madh të kohëve të fundit në lindje të vendit.

Siç raporton “The independent”, vullkani Krasheninnikov shpërtheu të shtunën, i cili ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 8.8 ballë që shkaktoi paralajmërime për cunami për Japoninë, pjesë të SHBA-së dhe Filipinet të mërkurën.

Olga Girina, drejtuese e Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s tha për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA të Rusisë: “Ky është shpërthimi i parë historik i vullkanit Krasheninnikov në 600 vjet.”

Vullkani vetë ndodhet në 1,856 metra lartësi.

 “Reja e hirit është zhvendosur drejt lindjes, drejt Oqeanit Paqësor. Nuk ka zona të populluara përgjatë rrugës së saj”, tha ministria në Telegram.

Një tjetër tërmet u regjistrua më herët sot, me Qendrën Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat, e cila tha se një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi Ishujt Kuril të Rusisë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika