Shpërthen sërish debati mes Statovcit dhe Rashitit: “Ti s’dinë shkrim-lexim”, “Për sport dy lidhje nuk i ki”

Në emisionin 'Dueli Sportiv' sërish janë përplasur ashpër Faruk Statovci dhe Valon Rashiti

Gazetari Valon Rashiti dhe analisti, Faruk Statovci, nuk po pajtohen assesi me njëri-tjetrin.

Ata kanë debatuar përsëri me tone të larta në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në TV Dukagjini.

Rashiti pretendoi se Statovci “nuk dinë shkrim-lexim” dhe ka probleme elementare në drejtshkrim.

“Ti s’dinë as me shkru. Ti s’dinë shkrim-lexim, jam i bindur. Unë t’i kam parë shkrimet e tua në Facebook, ke probleme elementare në drejtshkrim. Rezultatet i ki katastrofë, çfarë trajneri je ti?,” tha ai.

Ndërsa, Statovci iu kundërpërgjigj duke thënë: ”Këtu për sport ti shoku jem dy lidhje bashkë nuk i ki”.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika