Shpërthim i minës në plazhin Odesa

Ende nuk dihet sesi ka arritur aktivizimi i minës që ka shpërthyer në plazhin Odesa në Ukrainë. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar

Qytetarët e Ukrainës janë duke u përballur me luftë pothuajse që gjashtë muaj nga shteti rus.

Mirëpo këto ditë vere, disa nga qytetarët e Ukrainës vendosën t’i kalonin disa momente afër plazhit në Odesa.

Kjo ditë nuk shkoi ashtu siç e kishin planifikuar, pasi një minë ( mjet shpërthyes ) ka eksploduar në ujë, meqë rast i ka alarmuar pushuesit.

Ende nuk dihet sesi ka arritur aktivizimi i kësaj mine, apo edhe nëse ka shpërthyer vetvetiu.

Në rrjetin social Twitter, është publikuar ngjarja e cila është kapur edhe nga kamerat, ku shihet shpërthimi i minës.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Forcat ukrainase dhe ato ruse po vazhdojnë ashpër luftimet e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika