Shpërthim në një fabrikë municionesh në Turqi, pesë të vdekur

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se një shpërthim në një fabrikë municionesh në Ankara ka lënë të vdekur pesë persona

Ilustrim. Foto: Reuters

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka njoftuar se një shpërthim në një fabrikë municionesh në Ankara ka lënë të vdekur pesë persona.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:45 në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara.

Institucionet thanë se kanë filluar një hetim për shkakun e shpërthimit, derisa raportohet se në zonën e shpërthimit janë dërguar disa autoambulanca dhe zjarrfikësit.

Xhamat e disa dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen nga forca e shpërthimit, njoftoi televizioni NTV. /REL

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika