Shpërthim në një restorant në Turqi, së paku 7 të vdekur

Si pasojë e një shpërthimi në provincën jugperëndimore të Turqisë Ajdin kanë mbetur rreth 7 persona të vdekur dhe disa të lënduar

Vendi i ngjarjes

Një shpërthim ka ndodhur në një restaurant në provincën jugperëndimore të Turisë ku kanë mbetur rreth 7 persona të vdekur dhe disa ë tjerë janë lënduar.

Guvernatori i Ajdinit, Hüseyin Aksoy deklaroi se nga shpërthimi që ndodhi në një restorant në lagjen Nazilli, 7 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën, njëri në gjendje të rëndë.

Guvernatori Aksoy, i cili bëri hetimet në vendngjarje, deklaroi se zjarri është shuar, të plagosurit po trajtohen në Spitalin Shtetëror Nazilli dhe trupat janë transferuar në spitale.

Duke thënë se nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në vendet e tjera të punës.

“Ekziston deklarata e parë e punonjësit se ka ardhur erë nga cilindri, ka dalë një erë derisa një person i autorizuar po ndërronte cilindrin, ka nxjerrë vetë disa persona dhe pas një kohe të shkurtër ka ndodhur një shpërthim. Sigurisht, hetimi i vendit të ngjarjes dhe zjarrfikësja do ta shqyrtojnë çështjen në të gjitha dimensionet e saj”, ak thënë Aksoy për AA.

Kryebashkiaku i Bashkisë Metropolitane të Ajdin, Özlem Çerçioğlu tha se janë informuar se nga shpërthimi është plagosur rëndë një vajzë 16-vjeçare dhe se u vjen shumë keq për ngjarjen.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika