Shqipëria abstenon projekt-rezolutën e paraqitur nga Rusia për luftën në Rripin e Gazës

Shqipëria ka abstenuar projekt-rezolutën e paraqitur nga Rusia në Këshillin e Sigurimit në OKB për armëpushim humanitar në Gaza

Shqipëria ka abstenuar projekt-rezolutën e paraqitur nga Rusia në Këshillin e Sigurimit në OKB për armëpushim humanitar në Gaza.

Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, thotë se shkak është bërë mosfutja në rezolutë e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

Hoxha shtoi se situata është kritike dhe se kërkon diplomaci aktive nga aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

“7 Tetori 2023 do të mbetet një ditë e zezë jo vetëm për Izraelin dhe popullin e tij, por edhe për botën. Me aktet e tij monstruoze terroriste, Hamasi ka kryer të pariparueshmen. Krimet e tij të tmerrshme kanë traumatizuar izraelitët, ata kanë lënduar tmerrësisht dhe thellësisht një komb të tërë, ata kanë sfiduar ndërgjegjen njerëzore. Ato janë dhe mbeten të pajustifikueshme dhe të papranueshme. Ata nuk përfaqësojnë asnjë komb apo fe dhe nuk mbështesin dhe nuk mund të mbështesin asnjë kauzë”, ka thënë Hoxha.

“Shqipëria njeh ashpërsinë dhe urgjencën e situatës në terren. Ne e njohim nevojën që Këshilli të reagojë dhe të veprojë në përmbushjen e përgjegjësisë së tij thelbësore, në shumë aspekte: në dënimin me forcë të terrorizmit siç ka bërë gjithmonë; në njohjen e të drejtës së shteteve për t’u mbrojtur ashtu siç parashikohet në Kartën e OKB-së; duke mbrojtur gjithmonë civilët, në mbështetjen e përpjekjeve humanitare, në shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm dhe çdo përhapjeje të një situate tashmë të tensionuar, komplekse dhe të rrezikshme, dhe në hartimin e një rruge të qartë për paqen, sigurinë, përparimin dhe dinjitetin për të gjithë,” izraelitët dhe palestinezët.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika