Shqipëria nis kualifikimet me udhëtimin e vështirë në Varshavë

Shqipëria do të përballet me Poloninë pas humbjes nga Çekia me rezultat 3:1

Kuqezinjtë sot nisin kampanjën në kualifikueset e “Euro2024” në Poloni me fillim nga ora 20:45. Ndeshja pritet të luhet në stadiumin “PGE Narodowy” në kryeqytetin polak.

Vendasit në këtë ndeshje hyjnë pas humbjes që ua kishte shkaktuar kombëtarja çeke tri ditë më parë me rezultat 3-1.

Për Shqipërinë në këtë sfidë pritet të debutoj edhe trajneri i ri brazilian Silvinjo i cili erdhi me shumë bujë tek kombëtarja.

Kjo ndeshje vlen për kualifikimet e kampionatit evropian “Euro2024” që do të mbahet në Gjermani. Këto dy kombëtare gjenden në grupin E, së bashku më Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Drejtësinë në ketë sfidë do ta ndajë slloveni Slavko Vincic, me ndihmësit e tij Tomaz Klancnik e Andraz Kovacic.

Shqipëria dhe Polonia ishin ndeshur edhe në kualifikimet e kaluara të botërorit “Qatar 2022” ku fitues kanë dal polakët në të dyja ndeshjet.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika